Templates by BIGtheme NET

Meta i bindur: Nuk kanë mbaruar shqiptarët dhe europianët e përgjegjshëm, kriza do zgjidhet

Në Konferencën e Jashtëzakonshme për mediat, presidenti i Republikës Ilir Meta u pyet lidhur me qëndrimin  e ndërkombëtarëve për vendimin e tij, për shfuqizimin e dekretit për datën e zgjedhjeve.

Meta theksoi se ndërkombëtarët nuk kishin shumë për të bërë lidhur me këtë, pasi vendimi për datën e zgjedhjeve në Republikën  e Shqipërisë, sipas Kushtetutës i takon vetëm presidentit.

Ai theksoi se kush kërkon të kontribuojë për zgjidhjene  krizës është i mirëpritur, por jo ata që krijojnë ngatërresa.

“Unë me zotin Lajçak kam patur një bisedë shumë të këndshme dhe pak më parë. Nëse dikush nga Brukseli mund të nxjerrë ndonjë dekret për zgjedhjet, ta nxjerrë. Për mua është e qartë, presidenti i Republikës jam unë. Përgjegjësinë për stabilitetin e vendit e kam unë, të gjithë janë të mirëpritur për kontribute konstruktive. Kontribute me ngatërresa jemi lodhur me ngatëresa deri më tani.

Nuk kemi nevojë as për eurojuristë, as për eurodiplomatë. Kemi nevojë për njerëz të përgjegjshëm, që i qëndrojnë parimeve europiane.”, tha Meta.

Në fund të konferencës, Meta u shpreh i bindur se kriza politike në vend do të zgjidhet.

“Ore si s’do ta zgjidhim krizën ne, jeni në terezi ju? Nuk kanë mbaruar as shqiptarët e përgjegjshëm, as europianët e përgjegjshëm. Të kini besim ju! Mirupafshim! “, përfundoi Meta.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto