Templates by BIGtheme NET

Presidenti Meta thirrje socialistëve: Kjo është Kushtetuta, lexojeni

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë në një Konferencë të Jashtëzakonshme për mediat sot, për t’u thënë palëve politike të lexojnë Kushtetutën, pas përpjekjeve të socialistëve për ta shkarkuar. Madje mori me vete Kushtetutën duke e treguar para kamerave.

“Ditën e djeshme kam bërë publike të gjitha argumentet mbi të cilat mora këtë vendim. Kam vënë re dhe disa reagime se presidenti ka shkelur kushtetutën.

Duke e ditur fort mirë se në Tiranë qarkullojnë disa modele e botime të ndryshme të tekstit të Kushtetutës, jam i detyruar të dal sërish përpara jush.

Që të lexojnë siç duhet, ju bëj me dije se Kushtetuta zyrtare është pikërisht kjo këtu që po ju tregoj unë. Që nga neni 1 deri në fund nuk përcakton afatin me ditë apo me muaj.

Këto detaje formale i ka kodi zgjedhor, të cilin partitë politike e dinë si janë sjellë e sa e kanë respektuar. Kanë ndryshuar jo vetëm kodin por edhe Kushtetutën brenda një nate?

Si ka mundësi që ata nuk janë akuzuar për shkelje të Kushtetutës?

Kolegët e mi nuk e kanë shkelur Kushtetutën por kanë vepruar në emër të stabilitetit të vendit.

Ka dëgjuar se dekretet e presidentit quhen Kushtetuese vetëm pasi të marrë leje nga dy partitë politike. Është publik fakti se precedenti i parë është krijuar falë kontributit të kryetarit të PS-së, dhjetor 2006 janar-2007.

Vendimi për shfuqizimin e dekretit për datën e zgjedhjeve bë e domosdoshme në kushtet e përshkallëzimit të qëndrimeve dhe aksioneve histerike të dy palëve politike, për të kulmuar në përplasje mes tyre më 30 qershor.

Të dy partitë e kishin shpallur datën 30 si ditë force, për jetë a vdekje midis tyre. Mora vendimin e duhur për të shmangur një konflikt civil në vend.

Zgjedhjet për pushtetin vendor do të zhvillohen në një datë të mëvonshme, të lira, të ndershme, demokratike dhe konkuruese. Presidenti u bën thirrje palëve të thellohen dhe shfrytëzojnë këtë hapësirë kohore për gjetjen e një zhgjidhjeje për krizën.”, tha Meta.

Meta i kujtoi maxhorancës se tagrin për të vendosur datën e zgjedhjeve e ka vetëm Presidenti i Republikës, duke u treguar atyre Kushtetutën para kamerave.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*