Templates by BIGtheme NET

Sulm terrorist në Burkina Faso, vriten 19 njerëz

Një sulm terrorist ka ndodhur sot në Burkina Faso, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën 19 njerëz.

Agjencia e lajmeve “Reuters” shkruan se sulmues të paidentifikuar vranë 19 njerëz dhe plagosën 13 të tjerë në qytetin e Arbindas, në veri të Burkina Fasos ditën e djelë.

Qindra njerëz kanë vdekur gjatë muajve të fundit për shkak të sulmeve terroriste dhe më shumë se 150,000 të tjerë janë detyruar të ikin ndërkohë që grupet xhihadiste përhapen në rajonin e Sahel.

Dikur i qetë, Burkina Faso ka pësuar përhapje të dhunës islamike nga shteti fqinj Mali, ku një sulm në një fshat të dielën la të paktën 95 viktima dhe më shumë se një duzinë të tjerë të zhdukur.

Përkeqësimi i sigurisë bëri që qeveria të deklarojë gjendjen e jashtëzakonshme në disa provinca veriore në kufi me Malin në dhjetor, e cila u shty gjashtë muaj pasi xhihadistët sulmuan civilët në provincën Soum të Arbindës.

Qeveria zbuloi se Forcat e Armatosura të Burkina Fasos kanë nisur një operacion kërkimi në të gjithë zonën e shënjestruar nga sulmi i së dielës.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto