Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i rëndë në Elbasan, dy të plagosur


Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Librazhd-Elbasan. Mësohet se një motor dhe një makinë janë përplasur pranë fshatit Mirakë, duke lënë të plagosur dy persona.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Elbasanit, ku njëri prej tyre, drejtuesi i motorit, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ndërkohë ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *