Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ka shkruar lidhur me lajmin për marrjen e “dritës së kuqe” ka parlamenti Holandez për hapjen e negociatave.
Sipas Balliut vendimi negativ erdhi për shkak të Kryeministrit Rama.
“Për shkak të lidhjes së Edi Ramës me krimin, të provuar nga mediat Gjermane, Parlamenti Holandës i tha ‘PO’ Maqedonisë së Veriut dhe ‘JO’ Shqipërisë për hapjen e negociatave”-shkruan Balliu në Facebook.
Postimi i plotë:
EUROPA ‘PO’ MAQEDONISË, ‘JO’ SHQIPËRISË PËR SHKAK TË RAMËS
Për shkak të lidhjes së Edi Ramës me krimin, të provuar nga mediat Gjermane, Parlamenti Holandës i tha ‘PO’ Maqedonisë së Veriut dhe ‘JO’ Shqipërisë për hapjen e negociatave.
Është një turp i madh që Shqipëria deri dje bënte hapat më të shpejta në rajon për integrimin Europian duke bërë asocim stabilizimin, liberalizimin e vizave, statusin kandidat, e tani është vendi i vetëm që nuk i hapen negociatat.
Dhe njësoj si Parlamenti i Holandës fatkeqësisht do të bëjnë edhe shumë vende të tjera.
Largimi i Ramës tanimë është emergjencë kombëtare.
Të bashkohemi të gjithë bashkë. Me Ramën Kryeministër smund të ketë të ardhme, smund të ketë Europë.
Largimi i Edvin Kristaq Ramës emergjencë kombëtare.