Templates by BIGtheme NET

Balliu: Europa i tha “Jo” Shqipërisë për shkak të Ramës

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ka shkruar lidhur me lajmin për marrjen e “dritës së kuqe” ka parlamenti Holandez për hapjen e negociatave.

Sipas Balliut vendimi negativ erdhi për shkak të Kryeministrit Rama.

Për shkak të lidhjes së Edi Ramës me krimin, të provuar nga mediat Gjermane, Parlamenti Holandës i tha ‘PO’ Maqedonisë së Veriut dhe ‘JO’ Shqipërisë për hapjen e negociatave”-shkruan Balliu në Facebook.

Postimi i plotë:

EUROPA ‘PO’ MAQEDONISË, ‘JO’ SHQIPËRISË PËR SHKAK TË RAMËS

Për shkak të lidhjes së Edi Ramës me krimin, të provuar nga mediat Gjermane, Parlamenti Holandës i tha ‘PO’ Maqedonisë së Veriut dhe ‘JO’ Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Është një turp i madh që Shqipëria deri dje bënte hapat më të shpejta në rajon për integrimin Europian duke bërë asocim stabilizimin, liberalizimin e vizave, statusin kandidat, e tani është vendi i vetëm që nuk i hapen negociatat.

Dhe njësoj si Parlamenti i Holandës fatkeqësisht do të bëjnë edhe shumë vende të tjera.

Largimi i Ramës tanimë është emergjencë kombëtare.
Të bashkohemi të gjithë bashkë. Me Ramën Kryeministër smund të ketë të ardhme, smund të ketë Europë.

Largimi i Edvin Kristaq Ramës emergjencë kombëtare.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*