Vendosni fjalën kyçe....

Festa e fundit e ambasadorit Karpushin në Tiranë


Rusët festuan Ditën Kombëtare të Rusisë dhe Ambasada përfaqësuese e Moskës në Tiranë organizoi një aktivitet, ku ishte i pranishëm dhe ambasadori Aleksandër Karpushin.

Gjatë fjalës së tij, Karpushin tha se Shqipërinë dhe Rusinë i lidhin një sërë ngjarjes historike, mirëpo shprehu keqardhje që në marrëdhëniet dypalëshe ende nuk ka ndodnjë përmirësim të dukshëm.

“Ato janë krejtësisht të politizuara, ka mungesë të një arsyeje të shëndoshë dhe qasjes pragmatike. Në veçanti niveli i marrëdhënieve tregtare-ekonomike mbetet jashtëzakonisht i ulët, pothuajse nuk ekzistojnë kontaktet politike, vizita të nivelit të lartë.”, tha Karpushin, citon Ora News.

Më tej ambasadori theksoi se nuk ka dhe s’do të ketë asnjë plan të fshehtë për gjoja synimin e Rusisë për të forcuar ndikimin e saj në Ballkan në një kontekst negativ.

Karpushin deklaroi se kjo ishte hera e fundit që e festonte këtë festë si Ambasador rus në Tiranë, pasi misioni i tij në këtë detyrë përfundoi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *