Templates by BIGtheme NET

Franca kthen mbrapsht 50 azilkërkues shqiptarë

Riatdhesohen 50 shtetas shqiptarë me avion të posaçëm, të nisur nga aeroporti i Metz, Francë. Të gjithë të riatdhesuarit janë  azilkërkues në Francë, të cilëve iu është refuzuar kërkesa për qëndrim. Mes tyre ka dhe familjarë me të mitur.

Përmes një deklarate për mediat, zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda tha se çdo përpjekje për kërkim azili është e kotë, sepse Shqipëria sipas saj është në listën e vendeve të sigurta.

Ajo u kërkoi shqiptarëve të mos vazhdonin përpjekjet në këtë drejtim, por të kërkojnë rrugë ligjore për t’u punësuar në vendet e BE-së.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto