Vendosni fjalën kyçe....

“I miri i nënës” vazhdon të shtojë fansat, edhe Pandi futet në radhë


Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka fituar një fans të ri, ai është Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko.

Nga festa për themelimin e Partisë Socialiste, Majko e radhiti veten si fans i Erion Veliaj.

Gjithnjë e më shumë Veliaj po merr mbështetje nga brenda Partisë Socialiste.

Kam këtu edhe fansat më të fundit të Erion Veliajt, kryetarit të Bashkisë i cili këtë radhë nuk ka nevojë të bëjë fushatë sepse fushata është ndryshimi i Tiranës, është standardi më i mirë që ne socialistët ofrojmë për Shqipërinë, ndryshim shpresë e një të ardhme më të mirë se e sotmja.

Historia na kërkon më shumë ne socialistëve sidomos sot më shumë. Shoh flamujt e PS shoh flamujt tanë kombëtarë, e vërteta është se sot më shumë se kurrë Shqipëria duhet të jetë e para, për Shqipërinë, Tiranën që duam, PS që do udhëheqë këtë proces. Edhe unë jam fans i Erion Veliajt”- tha Majko.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *