Templates by BIGtheme NET

Kapen 2 autorët e dyshuar të vrasjes së zyrtarit në Vlorë

Janë kapur 2 autorët e dyshuar të vrasjes së administratorit të Njësisë Kotë në Vlorë.

Ata janë Arif Jaçe e Namik Bejtaj, kurse 19-vjeçari Arif Bejtaj u ndalua dje pasi u plagos dhe u dërgua në spital.

Të dyshuarit janë të afërm me njëri-tjetrin dhe akuzohen se në bashkëpunim kanë vrarë administratorin e Kotës, Argjil Gjoka.

57-vjeçari u qëllua me disa plumba automatiku dhe u dërgua me shpejtësi në spital por nuk mundi dot t’u mbijetojë plagëve.

Arif Bejtaj, i cili u plagos ishte në të njëjtën makinë me Gjokën. Administratori kishte shkuar të kontrollonte punimet që po kryheshin në rrugët e fshatit ndërsa 2 të rinjtë e ndaluar, kanë qëlluar me armë në drejtim të punëtorëve që po kryenin punimet.

Dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë zgjerimi i rrugëve të fshatit, por prokuroria po heton për zbardhjen e saj.

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto