Templates by BIGtheme NET

KQZ vijon punën për zgjedhjet lokale, e merr të mirëqenë shkarkimin e Metës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar mbledhjen e radhës ditën e sotme ku do miratohen lusta shumëemërore të personave që do jenë anëtarë KQV për zgjedhjet e 30 qershorit si dhe për disa vendime të tjera.

Në mbledhjen e fundit, kreu i KQZ-së, Zguri, u largua pasi sipas tij dekreti i presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve nuk mund të diskutohej por duhej zbatuar, pasi gjykimi e tij mund ta bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese.

Ndërsa 4 anëtarët socialistë të saj, theksuan se dekreti ishte i jashtëligjshëm dhe në shkelje të Kushtetutës dhe për këtë arsye KQZ-ja do vijonte punën për organizimin e zgjedhjeve.

Njoftimi i KQZ-së

Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores ‘Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve’,  Zv. Kryetari z. Denar Biba, Anetaret; z. Bledar Skenderi, znj. Edlira Jorgaqi dhe znj. Rezarta Bitri kane kerkuar thirrjen e mbledhjes,

Sot, me 12.06.2019, Ora 13:00, me rend dite:

  1. ‘Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019’.
  2. ‘Për dhënien e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjeve të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019’.
  3. ‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Institutit Demokratik Amerikan ( NDI), për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019’.
  4. ‘Për një shtesë në Vendimin nr.669, të datës 28.05.2019 ‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të KSHH’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019’.
  5. ‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Shoqatës për Gratë dhe Fëmijët, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019’.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto