Vendosni fjalën kyçe....

Makina humb kontrollin dhe përplas këmbësorin në Tiranë


Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Demi”, në afërsi të kryqëzimit, ku një mjet, drejtuar nga një person me inicialet I.S, ka humbur kontrollin duke u përplasur me një nga shtyllat buzë rrugës. Si pasojë ka mbetur i lënduar edhe një këmbësor, 69-vjeç.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Informacion Paraprak

Në rrugën Ali Demi në afërsi të Kryqëzimit mjeti me drejtues shtetasin I. S ka humbur kontrollin duke u përplasur me një nga shtyllat buzë rrugës , si pasojë është aksidentuar një këmbësor R. E rreth 69-vjeç,i cili u dërgua në spital nën kujdesin mjekësor.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *