Vendosni fjalën kyçe....

Maldini dhe Boban plane për merkaton e Milan, ndajnë detyrat


Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban janë praktikisht dy drejtues të Milanit edhe pse ende mungon zyrtarizimi . Dyshja e ka nisur punën për ta përforcuar ekipin në kuadër të sezonit të ri, madje sipas mediave italiane, ata i kanë ndarë edhe detyrat.

Ish-kapiteni ka marrë përsipër të bisedojë me kandidatët e mundshëm për të përforcuar prapavijën e “Djallit”. Njohuritë e tij në këtë aspekt do të jenë përcaktuese për emrat që do të vishen kuqezinj në të ardhmen. Dy profile të pikasura nga Maldini janë Fares (SPAL) dhe Mançini (Atalanta), por mësymjet e vërteta do të nisin në hapjen zyrtare të merkatos.

Në anën tjetër, Boban do të merret me mesfushorët, megjithëse aktualisht po kalon ditët e fundit në Zvicër për të mbyllur raportin e tij me FIFA-n, ku prej tri vitesh mbulon rolin e nënsekretarit të përgjithshëm.

Kroati mendon se “Djalli” ka nevojë për një lider në mesin e fushës, ndaj nuk përjashtohet një sakrificë ekonomike për të sjellë te Milani një emër me nivel, e mbase edhe mbi 25 vjeç, pavarësisht se faktori moshë i tejkalon ato që janë udhëzimet e administratorit Gazidis mbi merkaton në hyrje të kuqezinjve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *