Templates by BIGtheme NET

Meta nis konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve lokale

Presidenti Meta do nisë sot konsultimet me partitë politike lidhur me krizën në vend.

Takimet pritet të nisin sot, 2 ditë pasi kreu i shtetit firmosi shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit dhe pas vendimit të mazhorancës për nisjen e procedurave për shkarkimin e tij.

Konsultimet kanë të bëjnë me caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Takimi i parë pritet të zhvillohet në orën 19:00 me Grupimin e Qendrës së Djathtë ku bëjnë pjesë Partia Republikane, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Demokristiane dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar.

Kanë qenë përfaqësuesit e këtij grupimi që pak ditë më parë kanë kërkuar takim me presidentin dhe ndërhyrjen e tij për zgjidhjen e krizës politike.

Në konferencën për shtyp për mediat ditën e djeshme, presidenti Meta shpjegoi të gjitha argumentet që e kishin çuar të firmoste shtyrjen e zgjedhjeve lokale.

Ai tha se vendi ka nevojë për zgjedhje dhe jo për votime. Ndërsa shtyrja e zgjedhjeve ishte një mundësi për të gjitha palët politike që të uleshin në dialog për të zgjidhur krizën e thellë ku ndodhet vendi.

/ Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto