Vendosni fjalën kyçe....

OSHEE njofton qytetarët: Dy ditët e ardhshme Tirana pa drita


Dy ditët në vijim disa zona në kryeqytet do të përballen me ndërprerje të energjisë elektrike. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në vend (OSHEE) ka lajmëruar se në datat 13-14 qersdhor do të shkëputet energjia në disa zona të kryeqytetit, për shkak të punimeve dhe rikonstruksionit të kabinave elektrike.

Sipas njoftimit të OSHEE-së, shkëputja e energjisë elektrike do të bëhet nga ora 09:00 deri në 16:00 të pasdites në zona të ndryshme dhe në intervale të ndryshme kohore.

Njoftimi i OSHEE:

Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datat 13-14 qershor do të stakohet energjia elektrike në disa zona në Tiranë.

 13 qershor

  1. 09:30-15:00 rruga “Androkli Kostallari” pranë rrugës “Don Bosko”, rruga “Haxhi Hysen Delliu”
  2.  09:00-15:00 Rruga e Dajtit, rruga “Muhamet Deliu”
  3. 09:00-16:00 rruga “Pandi Dardha”, rruga “Andrea Mano”, rruga “Njazi Meka
  4.  09:00-13:00 rruga “Ali Jonuz Frasholli”, rruga “Ymer Beqiri”
  5. 10:00-14:00 rruga Ram Sadrija”, prane rruges “5 Maji” pjesërisht, rruga “Abedin Cici, rruga “Gani Strazimiri”

 14 qershor

  1. 09:00-15:00 Kodër Mëzez pjesërisht, Fushë Mëzez pjesërisht, rruga “Mine Peza”, rruga “Sitki Cico”
  2. 9:30 deri 15:00 rruga e Dibrës pjesërisht, rruga “Thanas Ziko” , rruga “Mehmet Brocaj”
  3.  09:00-16:00 rruga “Pandi Dardha”, rruga “Jorgo Plaku”
  4.  04:00-16:00 rruga “Fuat Toptani”, rruga “Mahmut Daci” pjesërisht, tek Vilat Gjermane

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *