Templates by BIGtheme NET

Përplasen dy “Benz”-a në qendër të Krujës, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Krujës. Mësohet se dy automjete tip “Benz”, njëri me targa AA 828 UF dhe tjetri me targë AA 772 VD janë përplasur në qendër të qytetit.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy persona, të identifikuar si Sabah Tupi dhe Urim Dauti.

Njëri prej të plagosurve, Sabah Tupi është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar, ndërsa tjetri po merr mjekim në spitalin e Krujës.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë e njërit prej automjeteve, megjithatë policia vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto