Vendosni fjalën kyçe....

Real Madrid blen mbrojtësin e Lyon Ferland Mendy


Real Madridi ka njoftuar zyrtarisht se e ka transferuar mbrojtësin e Lyonit, Ferland Mendy.

Mendy ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me Real Madridin, e cila do ta mbajë atë në klub deri më 30 qershor të vitit 2025.

Kjo është blerja e katërt e Real Madridit pas Eder Militaos, Luka Jovicit dhe Eden Hazardit në fillim të këtij afati kalimtar veror.

Gjiganti spanjoll njofton në uebsajtin e vet zyrtar se mbrojtësi i krahut të majtë do të prezantohet si lojtari më i ri i Real Madridit të mërkurën e ardhshme në stadiumin e klubit Santiago Bernabeu.

Reali do t’ia paguajë Lyonit 48 milionë euro plus pesë milionë të tjera bonuse për 24-vjeçarin.

Trajneri Zinedine Zidane e ka kërkuar Mendyn në skuadër për të garuar me brazilianin Marcelo për një vend në krahun e majtë, pasi francezi pati një sezon fantastik në Ligë 1.

Mendy i regjistroi 44 paraqitje me Lyonin në të gjitha garat në sezonin që lamë pas. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *