Vendosni fjalën kyçe....

SHBA dërgon trupa shtesë në Poloni


SHBA-ja pritet të njoftojë sot dërgimin e gati 1000 ushtarëve të tjerë dhe të një skuadroni me dronë të tipit “Reaper” në Poloni për të përforcuar aftësitë e mbrojtjes së Varshavës nën sfondin e shqetësimeve për aktivitetin ushtarak rus, sipas citimeve të krerëve ushtarakë amerikanë të bërë nga AP.

Ky njoftim pritet të bëhet sot, gjatë vizitës së presidentit polak në SHBA, Andrzej Duda.

Marrëveshja paraprake nuk parashikon një bazë të përkohshme amerikane, sikurse kërkonte Varshava, por vetëm një përforcim të rreth 4500 trupave amerikane që ndodhen aktualisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *