Thomas Strakosha po bën paraqitje të shkëlqyeshme me Lazion dhe ato u kanë rënë në sy gjigantëve anglezë, të cilët ia kanë vënë syrin portierit të Kombëtares shqiptare
Thomas Strakosha është njëri prej portierëve më stabël në kampionatin italian të futbollit
Paraqitjet e përfaqësuesit shqiptar u kanë rënë në sy klubeve të njohura angleze.
Sipas të së përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, interesim për Strakoshën kanë shfaqur dy klubet e njohura angleze, Arsenal e Tottenham.
Sipas gazetës, klubi nga Serie A e vlerëson portierin shqiptar 25 milionë euro.