Templates by BIGtheme NET

Ardi Veliu ka punuar 3 vjet për fondacionin e Sorosit, por e mbante të fshehtë

Kreu i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka punuar për tre vjet për fondacionin e George Soros-it në Shqipëri.

Sikurse tregohet në të dhënat e deklaruara në “Open Spending Albania”,që është pjesë e “Open Data albania”, ka përfituar një shumë prej 17 milionë lekësh nga puna e tij 3-vjeçare në fondacionin e Sorosit në Shqipëri.

Mirëpo kjo e dhënë nuk deklarohet në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, e as në deklarimet e pasurisë në dokumentet e publikuara nga ILDKPKI.

Avokati Altin Goxhaj, i cili është themelues i Lëvizjes Anti-Soros në Shqipëri, ka reaguar lidhur për këtë, duke u shprehur se edhe ai është i habitur nga kjo.

“E po që edhe Komandanti i Policisë së Grushtit të Shtetit Xhelati Ardian Veliu të ishte klysh i Soros këtë as unë se kisha shku nëpër mend.

A e kuptoni që asgjë nuk është rastësisht dhe ky Grusht Shteti është e gjitha është pjesë e Axhendës Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë!

Siç ju kam informu Ministri i Brendshëm Gjeneral Leshi iu prezantua EDverit nga Kryetari i Bodit të Soros Ismail Kadare ndërsa Ardi Veliu me siguri nga Erion Veliaj!

Puna është pse punësimi 3 vjeçar pranë Fondacionit Soros është zhdukur nga deklarimet e pasurisë prej kaq vjetësh nga dokumentat e publikuara nga ILDKP në 2016?

Por kjo e dhënë e zhdukur nga Rilindja sapo mori nën kontroll ILDKP, rrinte e fshehur në faqen e Projektit OpenData që financohet nga Soros siç mund t’a verifikoni dhe vetë që nuk gjendet në asnjë deklarim pasurie nga ato me firmën e Veliut sepse është zhdukur nga Dosjet e ILDKP në vitin 2014 kur në krye të institucionit erdhi Shkëlqim Ganaj!”, shkruan Goxhaj.

Edhe pse të dhënat janë fshehur nga ILDKPKI, projekti i financuar nga vetë Soros i ka ruajtur ato, siç mund ta shihni dhe më poshtë, ose duke klikuar këtu./Hashtag.al

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*