Templates by BIGtheme NET

“Berisha e Meta duan ‘kokën time’, s’tërhiqem deri në fund” – Rama

Kryeministri Rama ka sulmuar presidenti Meta, ish-kryeministrin Berisha si dhe krerët e opozitës Basha e Kryemadhi.

Ai tha se ideatorët e sulmit ndaj tij janë Meta e Berisha ndërsa theksoi se nuk do tërhiqej dhe se zgjedhjet e 30 qershorit do zhvilloheshin më çdo kusht.

Sipas Ramës, Berisha e Meta kërkojnë shkatërrimin e Shqipërisë dhe destabizilimin e vendit.

“Nëse dy ideatorët, Berisha dhe Meta, mendojnë se mund të më rrëzojnë nga pushteti me molotovët e Lulit dhe mallimin e Monikës, atëherë e kanë gabim. Ata kërkojnë me kukullat e tyre që të shkatërrojnë institucionet dhe të nxjerrin Shqipërinë nga shinat. Antidekreti i Metës është një arsye më shumë për t’i bërë zgjedhjet më 30 qershor.

Për t’i dalë përballë 4 aventurierëve që kërkojnë të shkatërrojnë gjithçka ësht bërë deri më sot. Ata kanë një hall shmë të madh sa është e madhe aventura e tyre kundër Shqipërisë. Ne nuk ka asgjë që na tund nga 30 qershori. Ata e kanë hedhur lumin pa u lagur gjithnjë. Ata e kanë lënë këtë vend si kancer për vite e dekada të tëra. Nuk do tërhiqem as si kryeministër dhe as si qytetar.” – tha Rama.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*