Templates by BIGtheme NET

Këshilltarët e Presidentit: Kush ka kundërshtime për dekretin, t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Këshilltarët e Presidentit të Republikës Ilir Meta, kanë dalë në një konferencë për mediat, pas miratimit në Parlament të rezolutës kundër vendimit të tij për shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale.

Këshilltari ligjor Bledar Dervishaj dhe ai për mediat Tedi Blushi, i përsëritën maxhorancës se nëse nuk janë dakord me vendimin e presidentit për datën e zgjedhjeve mund t’i drejtohen gjykatës Kushtetuese e cila prej dy vjetësh tashmë është jashtë funksioni.

Dervishaj tha se sot nuk duhej të lëshohej një lumë fyerjesh ndaj institucionit të presidentit, por të diskutohej për zgjidhjen ekrizës në vend.

“Presidenti ka ndjekur me vëmendje të gjitha diskutimet që u zhvilluan sot në parlament, ku u diskutua vendimmarrja për zhdekretimin e 30 Qershorit.

Në vend të një reflektimi dhe në vend që sot të ishte një moment ku mund të shfaqej një reflektim dhe të diskutohej mbi veprimet pozitive në favor të hapjes së negociatave sa më parë në BE,  apo ku mund të diskutohej për zgjidhjen e krizës, sot u lëshuan lumenj fyerjesh ndaj institucionit të Presidentit.

Presidenti vlerëson se kjo retorikë nuk i shërben zgjidhjes së krizës dhe paqes sociale.

Presidenti thekson para shqiptarëve dhe partnerëve tanë të besueshëm ndërkombëtarë se dekreti për shfuqizimin u mor në mbështetje të plotë me dispozitat Kushtetuese. Ky akt është marrë bazuar te argumentet Kushtetuese. Ai është në fuqi dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë.  Akti i Presidentit referuar marrdhënieve juridiko-shoqërore që ai rregullon, e bënë dekretin e Presidenti një akt me natyrë krejtësisht të veçantë dhe si i tillë askush tjetër përveç Gjykatës Kushtetuese nuk mund të diskutojë kushtetutshmërinë e tij. KQZ është e detyruar ta zbatojë, çdo vendim tjetër është i patolerueshëm nga ligji. Çdo parti që e kundërshton është e lirë të ngrejë pretendimet, qoftë në gjykatën Kushtetuese apo të ndonjë niveli tjetër që vlerëson se mund të zgjidhë çështjen.

Presidenti i Republikës i siguron qytetarët se ky vendim është marrë për të shmangur çdo mundësi që të provokohej një konflikt që mund të kulmonte në një përplasje më 30 qershor.

Presidenti i siguron qytetarët shqiptarë se ata do të votojnë përtej 30 qershorit, në një datë të afërt.

Presidenti ka nisur që dje një proces të gjerë konsultimi me të gjithë aktorët politikë. Presidenti do të shprehë me dekret përcaktimin e një date të re.

Presidenti i Republikës thekson se në zbatim të parashikimeve kushtetuese dhe atyre që dikton ligji 139, i vitit 2015, garanton se këshillat bashkiakë aktalë do të ushtrojnë funksionin e tyre deri në formimin e këshillave pasardhës. Edhe kryetarët aktualë do të ushtrojnë funksionin e tyre.

Kjo nuk është një zgjatje e mandatit, por një detyrim që përcakton vetë ligji i vitit 2009.

Qytetarëve shqiptarë u sigurohet me ligj vazhdimësia e ofrimit të shërbimeve. Presidenti ripërs ta shfrytëzojnë maksimalisht këtë hapësirë kohore për të reflektuar.

Presidenti i Republikës rigaranton edhe një herë të gjithë popullin shqiptar se është në detyrë dhe do të marrë të gjitha përgjegjësitë që Kushtetuta ia ka garantuar.”, tha Dervishi.

Parlamenti ka miratuar sot Rezolutën kundër presidentit Ilir Meta, me 100 vota pro dhe vetëm 7 kundër.

Vendimi i propozuar nga maxhoranca, erdhi pas dekretit të presidentit Meta, për anulimin e zgjedhjeve lokale më 30 qershor.

100 deputetë votuan pro rezolutës “Mbi aktin e Presidentit të Republikës për shfuqizimin e dekretit Nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”.

2 votuan abstenim, 7 kundër dhe 1 mbeti pa votuar.

Në rezolutë, maxhoranca e konsideron dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, një akt të paprecedentë që synon të mohojë realizimin e së drejtës kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor. Ndërkohë Kreu i Kuvendit njoftoi se seanca e radhës do të jetë të hënën, 17 qershor ora 10:00. /Hashtag.al

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*