Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Laç ku pas të shtënave me armë zjarri ka mbetur i vrarë një person.
BalkanWeb raporton se viktima është Viktor Shkorreti 22 vjeç.
Ende nuk është bërë identifikimi autorit dhe policia po punon për zbardhjen e rrethanave të plotë të kësaj vrasje.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Gjykatës së Laçit.
Nuk janë ende të qarta motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.