Templates by BIGtheme NET

“Deklarata e KQZ-së s’më përfaqëson, respektoj dekretin e Presidentit” – Zguri

Kreu i KQZ-së, Klement Zguri, ka deklaruar se deklarata e zëdhënëses së instituciionit nuk e përfaqëson dhe ky nuk është qëndrimi i tij.

Në në deklaratë për mediat, Zguri tha se ai njeh dhe respekton dekretin e presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve.

“Deklarata e zëdhënëses së KQZ-së nuk është qëndrim i kryetarit të institucionit, por i përket katër anëtarëve të mazhorancës në KQZ. Unë si kryetari i institucionit e kam bërë të qartë qëndrimin tim në mbledhjen e zhvilluar pas dekretit të Presidentit Meta.” – shprehet kryetari i KQZ, Klement Zguri.

Më herët, zëdhënësja e KQZ-së, Hoxhaj, në një deklaratë zyrtare të 4 anëtarëve socialistë të këtij institucioni u kërkoi KZAZ-ve që të vijonin punën me organizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit si dhe paralajmëroi kryebashkiakët e opozitës që të mos i pengonin zgjedhjet, pasi do mbanin përgjegjësi ligjore.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto