Templates by BIGtheme NET

Hakmarrja e pastër politike ndaj Suela Mustës

Nga Armand Maho

Suela Musta është vajza e Agim Mustës që ka kaluar një jetë burgjeve e internimeve! E njoh prej gati 20 vjetëve, që kur punonte tek “Top Albania Radio”.

Jeton me prindërit në një pallat të kohës së diktaturës dhe ende ka shumë prej mobiljeve të asaj kohe. Nëna e saj e sëmurë nga skleroza ndarë nga jeta pak kohë më parë, të vetmen përkujdesje kishte Suelën! Agimi është në moshë të shtyrë dhe s’ka më energjinë e para disa viteve. Kur e takova herën e fundit më tha që dilte shumë rrallë nga shtëpia ( kolegët po më thonë që dhe ai paska zënë shtratin)! Pra, ka një mijë e një halle.

Tani po lexoj se i paska mësyrë RENEA në shtëpi për ta arrestuar se medemek paska ndërhyrë për të marrë një licencë për TV Kabllor nga fisi Çapja në Elbasan. Në fakt unë s’e di, por Suela ka qenë vetëm një anëtare e thjeshtë e AMA-s, besoj se nuk është ajo që vendos për licensat.

Por megjithatë, unë mendoj se arrestimi i njerëzve si Suela Musta, do të thotë se ky pushtet ka kaluar çdo limit. Arrestimi i saj nuk është ai që thuhet por është një hakmarrje e pastër politike!

Suela ka qenë pjesë e Zyrës së Shtypit të PD-së, ka punuar në Zyrën e Shtypit të Kuvendit, por është po ajo Suelë që kam njohur këtu e 20 vjet më parë.

Ky njeri që ka vënë çdo media, e çdo redaksi lajmesh nën këmbët e bandave, tashmë ka marrë vetë në dorë kërcënimin e gazetarëve që nuk janë pjesë e borderosë së tij.

Ky arrestim pa shkak, vjen pas shkarkimit të gazetarëve nga puna për rastin e Ardit Gjoklajt, vetëm se nga buka e gojës ka kaluar te hekurat e burgut.

Është një shembull që i thotë çdo gazetari që ka një zë në këtë vend, se nesër mund ta ketë radhën ai!

Pra, mos u habisni kur ato pranga të jenë nesër në duart e çdo kujt prej nesh. Shpejt, madje shumë shpejt, po arriti të bëjë zgjedhje më 30 qershor, sepse ne gazetarët kemi mbetur i vetmi kërcënim i madh për pushtetin e tij!

Unë për vete nuk habitem më, sepse të gjithë jemi fajtorë, po po të gjithë, që me veprimet a mosveprimet tona lejuam këtë monstër të merrte pushtetin!

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto