Templates by BIGtheme NET

Kush është shqiptari i parë në ‘Komisionin e Qeverisjes Botërore’

Në Paris po zhvillohet mbledhja vjetore e Komisionit Trilateral. Në ndryshim nga përvoja e mëparshme, sivjet është ftuar zyrtarisht në punime dhe një shtetas shqiptar, Dorian Duçka.

Duçka më herët ka mbajtur portofolin e zv.ministrit të Energjisë, por zakonisht i ka shmangur daljet publike, ai dallon për lidhje kyçe sidomos në elitën e diplomacisë dhe biznesit ndërkombëtar. Duçka është kujdesur të ruajë një profil të ulët, në prapaskenë.

Shtete si Serbia, Bullgaria apo Kroacia, kanë pasur përfaqësues ose të ftuar në Komisionin Trilateral (disa prej të cilëve, ish-kryeministra), ndërsa Shqipëria nuk ka pasur më parë të ftuar apo anëtarë në Komision. 

Komisioni Trilateral është entitet ku përfshihen personalitete të elitës bankare, elitës diplomatike, shërbimeve të inteligjencës dhe të elitës ushtarake të vendeve perëndimore.

Komisioni Trilateral u themelua nga David Rockefeller në korrik të vitit 1973. Harta e veprimit të këtij Komisioni përfshin Amerikën e Veriut, Europën Perëndimore dhe Japoninë.

Zbigniew Brzezinski, i cili ka qenë një këshilltar i Rockefeller-it (dhe më pas këshilltar i sigurisë kombëtare të ish-Presidentit të SHBA-ve Jimmy Carter) është personaliteti që thuri i pari strukturën e Komisionit Trilateral.

Disa studiues dhe gazetarë të njohur amerikanë si Naom Chomsky etj, i kanë kushtuar me dhjetëra artikuj kritikë Komisionit Trilateral, duke vënë theksin në ndikimnin okult që kjo organizatë ushtron në vendimmarrjen e qeverive perëndimore, sidomos në SHBA dhe Evropë.

Sot njihen tre entitete të elitës në perëndim për ndikimin e jashtëzakonshëm që luajnë:

-Komisioni Trilateral
-Grupi Bieldeberg
-Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë.

Një artikull i datës 6 Qershor 2019 në “Business Today” (lexoje këtu) i quajti këto tre entitete si një “triadë me ndikim alarmant.” / Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto