Krimet e Rënda kanë rrëzuar kërkesën e dy të arrestuarve për grabitjen e Rinasit, të cilët kërkonin ballafaqim me Alkond Bengasin, i cili ka marrë statusin e dëshmitarit dhe mbi bazën e deklaratave të tij janë ndaluar deri tani dy persona.
Ata kërkuan gjithashtu që dëshmia e Bengasit të mos merrej për bazë në çështjen e tyre.
Seanca ndaj gjashtë të akuzuarve për grabitjen e Rinasit, Oltion Veselit, Elton Piklit, Alkond Bengasit, Ragip Hajdinit, Renaldo Sulajt dhe Saimir Çelës u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor.
Ata akuzohen për grabitjen e 9 prillit në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit ku u grabitën disa milionë euro ndërsa deri tani për këtë janë ndaluar Ragip Hajdini e Oltion Veseli.