Vendosni fjalën kyçe....

Empoli ra nga kategoria por fitoi sa një skuadër që hyn në Champions


Empolit, mësoi se do luante sezonin e ardhshëm në Serinë B vetëm gjatë minutave të fundit të kampionatit kur humbi në “San Siro” ndaj Interit. Shumë lojtarë, megjithatë, kanë arritur të tregojnë vlerat gjatë këtij edicioni dhe presidenti Fabricio Korsi ka shumë arsye për të buzëqeshur.

Rënia nga kategoria garantoi së pari një arkëtim prej 15 milionë eurosh, i ashtuquajtur “parashuta” e Ligës Italiane. Së fundmi, brenda pak ditësh, drejtuesit kanë shitur plot 3 lojtarë: Rade Kruniç te Milani për 8 milionë euro, Xhovani Di Lorenco te Napoli për të njëjtën shifër dhe Hamed Traore te Juventusi për 15 milionë: në total 46 milionë brenda një kohe të shkurtër.

Sapo gjitha skuadrat të kenë zyrtarisht një trajner, dy lojtarë të tjerë të Empolit do largohen. Aurelio Andreacoli, i cili drejtoi skuadrën toskane deri disa ditë më parë, do t’i bashkohet Xhenoas dhe do përpiqet të marrë me vete bomberin e tij të preferuar, Françesko Kaputo, për një shifër që u afrohet 6 milionë eurove.

Ndërsa për Izmael Benaser, “regjisorin” algjeriano-maroken që shkëlqeu për një pjesë të mirë të kampionatit, ka nisur një “ankand” i vërtetë: janë përfshirë Milani, Roma dhe Napoli. Empoli kërkon 15 milionë euro, asgjë më pak.

Pra, 46+21: me rënien nga kategoria janë përfituar 67 milionë, thuajse sa pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *