Vendosni fjalën kyçe....

Inter i vë në dispozicion 120 milionë euro Contes për merkaton


Inter kërkon të kthehet sa më shpejt në majë e me ardhjen e Antonio Conte beson se mund tia dalë. Vetëm se klubi zikaltër kërkon ti japë teknikut edhe armët e duhura për të tentuar të thyejë hegjemoninë e Juventus.

Corriere dello Sport ka bërë llogaritë në shtëpinë e Interit e sipas të përditshmes romane, klubi zikaltër është i interesuar t’i japi Conte 3 blerje me peshë përpara grumbullimit veror, nisja e së cilës është fiksuar më 7 korrik.

Objektivat janë Romelu Lukaku, i vlerësuar 70 milion, Nicolo Barella (35) dhe Edin Dzeko (15) për një shumë totale 120 milion euro.

Tratativat ende nuk janë mbyllur, por janë të tilla që zikaltërit duken në pozita të favorshme (në veçanti për Barella e Dzeko). Për herë të parë pas disa vitesh, Inter do të mund të bëjë një merkato të rëndë ekskluzivisht në aspektin tekniko-sportiv.

Një avantazh jo i pakët për Conte, në krahasim me paraardhësit e tij, edhe pse në fakt, tekniku prej kohësh i ka dhënë drejtuesve të Inter objektivat e tij për të përforcuar skuadrën. Merkato verore e Interit do të varet nga një pjesë e mirë e shifrave që do të arrijë të arkëtojë nga shitjet dhe ajo e ish-kapitenit Mauro Icardi është kryesore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *