Shoqërohet nga policia një tjetër person i dyshuar lidhur me grabitjen e ndodhur në Rinas. I dyshuari po merret në pyetje nga policia.
Ai dyshohet se ka ndihmuar autorët brenda aeroportit, duke i njoftuar për futjen e parave në pistë, orarin dhe lëvizjet.
Nuk dihet se cili është identiteti i personit të shoqëruar, pasi policia ende nuk ka dhënë detaje.
Kujtojmë se grabitja e Rinasit ndodhi më 9 prill, ku disa persona të armatosur u futën në pistën e aeroportit dhe morën nga avioni i linjës Tiranë-Vjenë i Austrian Airlines disa milionë euro, që më vonë u konfirmua se bëhej fjalë për 6 milionë euro.
Një nga grabitësit, Admir Murataj, humbi jetën gjatë grabitjes. Deri tani janë arrestuar 6 persona për grabitjen e thasëve me miliona euro. Të arrestuarit janë Oltion Veseli, Elton Pikli, Alkond Bengasi, Ragip Hajdini, Renaldo Sulaj dhe Saimir Çela.
Vijon…