Templates by BIGtheme NET

Real Madrid nuk ndalet kërkon të marrë edhe Mbappe

Real Madridi vazhdon të jetë goxha aktiv në tregun e transferimeve. Deri më tani ka siguruar blerjen e Hazardit, Mendit dhe Joviçit, derisa nuk e ka ndërmend të ndalet edhe më tutje. 

Rezultati i edicioneve të kaluara, ku madrilenët nuk e arritën asnjë titull, po e detyron presidentin galaktik, Florentino Perez që ta përforcojë maksimalisht skuadrën për sezonin e ri. Dhe padyshim se synimi kryesor mbetet ai që u kërkua më së shumti nga tifozët gjatë prezentimit të belgut Hazard, Kilian Mbape.

Gjatë gjithë kohës, tifozët “merengues” brohorisnin emrin e Mbapes, andaj edhe Perez i ka përvjelur mëngët dhe do të synojë maksimalisht që ta tranferojë futbollistin francez. Për të, klubi nga kryeqyteti iberik është i gatshëm që të shpenzojë deri 200 milionë euro.

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto