Templates by BIGtheme NET

Xhiampaolo ndahet me Sampdorian, pritet zyrtarizimi te Milan

Sampdoria dhe Marko Xhiampaolo kanë lajmëruar prishjen e dyanshme të kontratës që lidhte trajnerin me klubin deri më 30 qershor të 2020-ës.

“Falënderoj presidentin Ferrero dhe gjithë Samp-in për tre sezone të paharrueshme. Falemnderit të gjithëve, do të jeni përgjithmonë në zemrën time,” ka thënë trajneri që do të marrë drejtimin e Milan-it sezonin e ardhshëm.

Trajneri është zyrtarisht i lirë për të nënshkruar kontratën dyvjeçare (me opsion për një vit të tretë) që i është ofruar nga klubi kuqezi.

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto