Templates by BIGtheme NET

Basha: Policët, prokurorët e gjyqtarët që janë vegla politike të Ramës, shumë shpejt para ligjit

Kreu i PD-së, Basha, ka paralajmëruar të gjithë policët, prokurorët dhe gjyqtarët e Elbasanit se do përballen me ligjin për arrestimet dhe burgosjen e krerëve të PD-së dhe të qytetarëve protestues.

Në një konferencë për shtyp nga selia blu, kryedemokrati tha se ata shumë shpejt do pasojnë Edi Ramën dhe do përballen me ligjin për shkeljet e bëra.

“Dua t’u drejtohem të gjithë policëve, prokurorëve dhe gjykatësve të Elbasanit që po mbajnë në burg njerëz të pafajshëm, në burg politik, ndëkohë që kanë vite që mbrojnë krimet e Qazim Sejdinit dhe Taulant Ballës dhe bandave të tyre. Ju e dini fare mirë se çfarë është ligji. Edi Rama mund t’u ketë premtuar se do e kaloni vettingun, se do jua falë shkeljet. Ndërsa unë dua t’ju premtoj se shumë shpejt do e shoqëroni Ramën para drejtësisë.

Në 21 vjet pushtet ai ka vjedhur gjithçka i ka dalë përpara. Dhjetëra milionë euro janë harxhuar për të kapur mediat për të mashtruar publikun.” – tha Basha.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto