Vendosni fjalën kyçe....

Liverpuli kthen duarbosh Realin e Juven për Salah, humbet 168 milionë euro


Sulmuesi i Liverpulit, Salah, ka refuzuar superofertat e Realit të Madridit dhe Juventusit dhe sipas të gjitha gjasave do qëndrojë te ekipi anglez deri në fund të kontratës.

Ai ka qenë ndër lojtarët më të kërkuar në Europë por sidomos pas suksesit të ekipit në Ligën e Kampionëve, emri i tij lakohet në korridoret e disa prej klubeve më të mira, siç janë dy të lartpërmendurit.

Sipas ‘Daily Mirror’, si reali i Madridit ashtu edhe Juventusi janë të gatshëm të paguajnë 168 milionë euro për Salah dhe për Liverpulin ky do ishte një superbizhnes, por vetëm lojtari është shprehur kundër largimit.

Duket se titulli kampion është kthyer në fiksim për Salah që pas Ligës së Kampionëve, do edhe trofeun në fjalë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *