Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i bën sot thirrje maxchorancës, me në krye Edi Ramën që të kapë momentin e të shkojë te presidenti për të nisur bisedimet me opozitën.
“Kapeni javën! Është e fundit! Është kritike dhe ndofta pa kthim ! Shkoni te Presidenti dhe nisni bisedimet me opozitën e vërtetë dhe gjeni zgjidhjen! Zgjidhje jo vetëm për një palë zgjedhje, por për rivendosjen e pluralizmit, i cili është jashtë binareve dhe po rreshqet në diktaturë!”, bën thirrje Panariti.
Thirrja e ish-ministrit të LSI-së vjen pas mesazheve shpërfillëse të sotme të Ramës nga Maliqi për vendimin e presidentit Meta.
Këmbëngulës, pasi e ka shkarkuar me votat e të vetëve në Kuvend, Rama vazhdon i vetëm fushatën elektorale, edhe pse Meta ka zhdekretuar datën e 30 qershorit me qëllim që maxhoranca dhe opozita të gjejnë një datë të re, konsensuale.