2 vëllezër nga Bulqiza janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë qëlluar me armë në drejtim të një 41-vjeçari, duke e plagosur atë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 12:00 të mesditës në vendin e quajtur Unaza e Re.
I plagosuri është dërguar në spital ku pas mjekimit ka dalë prej tij ndërsa në kërkim janë shpallur vëllezërit A.T., 26 vjeç dhe M.T., 32 vjeç.
“Policia e Bulqizës ka shpallur në kërkim policor dy vëllezër pasi dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit B.D. në qytetin e Bulqizës.Rreth orës 12.00, në vendin e quajtur “Unaza e Re,” Bulqizë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të shtetasit B.D, 41 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë në dorë dhe pasi ka marrë ndihmë mjekësore ka dalë nga spitali.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga ekspert të D.V.P Dibër në bashkëpunim me Policinë e Bulqizës, është bërë identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve : A.T, 26 vjeç, dhe M.T, 32 vjeç, (vëllezër) si autorët e dyshuar të kësaj ngjarje.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Nga ana e policisë janë ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona për kapjen e tyre.
Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” – thuhet në njoftimin e policisë.