Vendosni fjalën kyçe....

Plagosën 41-vjeçarin, shpallen në kërkim 2 vëllezër nga Bulqiza


2 vëllezër nga Bulqiza janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë qëlluar me armë në drejtim të një 41-vjeçari, duke e plagosur atë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 12:00 të mesditës në vendin e quajtur Unaza e Re.

I plagosuri është dërguar në spital ku pas mjekimit ka dalë prej tij ndërsa në kërkim janë shpallur vëllezërit A.T., 26 vjeç dhe M.T., 32 vjeç.

“Policia e Bulqizës ka  shpallur në kërkim policor  dy vëllezër  pasi  dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit  B.D. në qytetin e Bulqizës.Rreth orës 12.00, në vendin e quajtur “Unaza e Re,”  Bulqizë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të shtetasit B.D, 41 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë në dorë dhe pasi ka  marrë ndihmë mjekësore ka dalë nga spitali.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga ekspert të D.V.P Dibër në bashkëpunim me Policinë e Bulqizës, është bërë identifikimi dhe shpallja  në kërkim e shtetasve :  A.T, 26 vjeç, dhe M.T, 32 vjeç, (vëllezër) si autorët e dyshuar të kësaj ngjarje.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur  për motive të dobëta. Nga ana e policisë janë ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona për kapjen e tyre.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *