Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Le të ndryshohet kushtetuta por listat i bën kryetari


Në emisionin “Tempora” në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nuk e kuptonte pse ndryshimet kushtetuese kishin dëmtuar vendin.

Ai tha se edhe nëse ndryshimet kushetuese do të ndodhin listat janë vullnet i kryetarit në çdo situatë.

“Dëgjoj rëndom se ndryshimet kushtetuese kanë dëmtuar vendin. Mund të jem i vetmi shqiptar që nuk e kuptoj se përse e kanë dëmtuar ato ndryshime, pore unë mbështes çdo lloj ndryshimi që të bëjnë pa asnjë diskutim. Unë e dëgjoj këtë. Le të ndryshojnë kushtetutën në  çdo formë që të duan.

Një eksperiencë jo të shkurtër kam, por sido që ti kthesh listat ata janë vullnet i kryetarit more miq. Nuk kemi pse bëjmë iluzione. Listat i bën kryetari. Mos mendoni ju se partitë janë organizma aq demokratike sa ç’thuhet. Partitë kanë probleme me demokracinë ju garantoj. Jo vetëm në Shqipëri”-deklaroi Berisha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *