Vendosni fjalën kyçe....

Partia Konservatore drejt zgjedhjes së dy kandidatëve të fundit


Konservatorët duhet të zgjedhin dy burrat që do të garojnë në fazën përfundimtare për të zëvendësuar Theresa May-n në udhëheqjene  partisë.

Në votimin e sotëm, nga katër kandidatë do të mbeten tre dhe rezultatet pritet të dalin rreth orës 13:00.

Siç sqaron dhe “BBC“, do të ketë një tjetër votim, për të zgjedhur dy kandidatët e fundit, njëri prej të cilëve do të zgjidhet si lider nga anëtarët e partisë.

Në votimet e së mërkurë, Boris Johnson fitoi 143 vota, duke dalë përpara Jeremy Hunt, Michael Gove dhe Sajid Javid.

Sekretari i Zhvillimit Ndërkombëtar Rory Steëart doli nga gara të mërkurën në mbrëmje, pasi mori mbështetjen e vetëm 27 deputetëve konservatorë.

Boris Johnson është pothuajse i sigurt se do dalë në balotazh përpara 160,000 anëtarëve konservatorë të cilët do ta zgjedhin si kreun e ardhshëm të Partisë Konservatore dhe rrjedhimisht dhe si kryeministrin e ardhshëm.

Por gara mbetet shumë e ngushtë.  Sekretari i jashtëm Hunt, mori vetëm tre vota më shumë se Gove në raundin e tretë të votimit, përkatësisht 54 me 51.

Sekretari i brendshëm Sajid Javid doli në vendin e katërt me 38 vota. Edhe pse kishte më pak vota nga të gjithë, ai tha se nuk do të largohet nga gara. Ai shpreson të tërheqë mbështetësit e Rory Steëart, pas largimit të këtij të fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *