Templates by BIGtheme NET

Ylli i “Friends” shfaqet në publik pas dy vitesh, fansat të shqetësuar për shëndetin e tij (FOTOT)

Matthew Perry fotografohet për herë të parë pas dy vitesh në publik, kur u tërhoq nga televizioni për shkak të problemeve shëndetësore.

Por edhe në këtë dalje të parë, Perry i ka vënë në merak fansat të cilët janë të shqetësuar për shëndetin e aktorit dhe moderatorit 49-vjeçar.

Perry i cili është bërë i njohur për shkak të rolit të tij si “Chandler” në serialin e famshëm “Friends”  ka luftuar me varësinë ndaj drogës dhe nga depresioni.

Kur u pa në Manhatan të enjten, Perry u duk shumë i çrregullt dhe i fryrë dhe sipas “Daily Mail” kjo ka shkaktuar dyshime se problemet e tij me shëndetin nuk kanë përfunduar.

Sikurse shihet në foto, Perry ka dalë nëpër qytet me flokë të pakrehura, me rroba të gjera, duar të fryra, thonj të paprerë dhe një shenjë të dukshme në faqen e djathtë.

Vitin e kaluar, aktori  kaloi tre muaj në spital për shkak të problemeve me zorrën.

 

Matthew Perry u pa për herë të fundit në gusht të 2017-ës në Beverly Hills

FOTOT NË MANHATAN:

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto