Templates by BIGtheme NET

“Është gjallë, shkoi në diplomimin e djalit”, teoria e re konspirative për Michael Jackson (VIDEO)

Rikthehen sërish teoritë konspirative se Michael Jackson është ende gjallë dhe madje ka shkuar në ceremoninë e diplomimit të djalit të tij Prince.

Prince u diplomua këtë muaj në Universitetin Maryland të Loyola, por në një klip të publikuar në rrjetet sociale dëgjohet një zë që shumë fansa besojnë se i përket Michael Jackson.

Në video, Prince mund të shihet duke shkuar për të marrë diplomën e tij në skenë, kur një grua që qëndron pas kameras dëgjohet duke thënë “Atje në të majtë”.

Ajo bën me gisht nga Prince, kur befas dëgjohet një zë burri, fjalët e të cilit nuk kuptohen dot. Por edhe pse nuk kuptohet çfarë ai thotë, shumë fansa janë të bindur se ai është pikërisht Michael Jackson.

Kanali i konspiracionit në “YouTube” i quajtur “BeLIEve” është i bindur se zëri nuk është i askujt tjetër veçse i vetë Jackson.

“Michael Jackson është gjallë, ju mund ta dëgjoni zërin e Michaelit në diplomimin e djalit të tij”, thuhet klip.

Mbreti i Popit, u nda nga jeta në vitin 2009 nga një mbidozë e Propofolit.

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto