Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Vendimi i Kolegjit Zgjedhor makinacion i Ramës


bahssaa

 

Pas vendimit të sotëm të Kolegjit Zgjedhor që i hap rrugë zhvillimit të zgjedhjeve më 30 qershor, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se ky Kolegj nuk mund të shprehet për dekretin e Presidentit të Republikës.

Basha thotë se vendimi dihej prej ditësh dhe se ishte një makinacion i Edi Ramës.

Kolegji zgjedhor po përdoret nga Rama si makinacion për të krijuar një ligjshmëri fallso të 30 qershor.
Kolegji zgjedhor ka kompetencë shqyrtimin e mosmarrëveshjeve të kodit zgjedhor, asnjë institucion veç gjykatës kushtetuese nuk mund të vendosë për dekretin e Presidentit.


Skenarë i trashë ku u sajua një kërkesë fallso nga një parti fallso, ku kolegji shpalli një vendim fallso të bërë nga Rama. Lehtësia me të cilin ndodhi tregon kontrollin e plotë të Ramës mbi drejtësinë dhe shpërfilljen totale që ka ndaj kushtetutës.


Tregon natyrën fallso dhe fasadë të ngrehinës shtetërore që ka humbur çdo funksion politik dhe kushtetues. I pafatë për të respektuar shtetin ligjor demokracinë dhe procesin zgjedhor, Rama po shkon drejt shtetit një partiak.
Asgjë nuk është normale, siç po përpiqet ai ta paraqesë. Duket nga vizitat e tij elektorale, i mbrojtur nga mijëra forca
”-deklaroi Basha.

 


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet