Drejtuesja e misionit të ODHIR në vendin tonë, Audrey Glover, ka shkuar në selinë e PS-së ku po takohet me kryeministrin Rama.
Vizita e Glover në selinë rozë vjen një javë para zgjedhjeve të 30 Qershorit, të cilat për herë të parë në 30 vite demokraci do të zhvillohen pa opozitën.
Rama paraditen e sotme pati një mbledhje kryesie, ku kërkoi që të garantohej mbarëvajtja e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe dha porositë e tij lidhur me zgjedhjet.
PAs mbledhjes së kryesisë, siç shikohet edhe në foton e mëposhtme, selinë rozë e ka vizituar Tom Doshi.
Në takimin mes Doshit dhe Ramës, kanë marrë pjesë dhe kandidati i PS-së për Bashkinë e Shkodrës Valdrin Pjetri si dhe kreun i grupit parlamentar Taulant Balla.