Templates by BIGtheme NET

Vidhnin bankomatet në Spanjë, shkatërrohet banda shqiptaro-serbe

Shtatë persona kanë përfunduar në prangat e Gardës Civile spanjolle, katër prej të cilëve shqiptarë, pasi kishin krijuar një grup kriminal për vjedhjeve e bankomatave.

Makinat me para tërhiqeshin me një mjet tip pirun i përdorur për ngarkesat e mallrave, i cili ishte gjithashtu i vjedhur.

Mediat lokale spanjolle bëjnë me dije se anëtarët e bandës, dy prej të cilëve serbë dhe i fundit spanjoll, janë akuzuar për kryerjen e 9 krimeve për vjedhjen me forcë të ATM-ve, 7 krime për vjedhje si dhe për përdorim të paligjshëm të automjeteve, 1 krim për falsifikim të targave si dhe për pjesëmarrje në një grup kriminal.

Operacioni u vendos pas raportimit të disa grabitjeve të kryera në mes të janarit dhe marsit, në krahinat e Alicante, Albacete, Valencia dhe Murcia. Afërsia gjeografike e vendeve të grabitjes bëri që agjentët të dyshonin se grupi kriminal ndodhej në jug të provincës së Alicante.

Garda Civile mësoi shpejt se vjedhjet kryheshin nga një grup njerëzish me kombësi shqiptare të vendosur midis Gran Alacant Santa Pola dhe Almoradí. Agjentët gjithashtu përcaktuan se kjo bande zakonisht lëvizte në mëngjes herët në rrugët dytësore ku gjenden prona industriale.

Pasi pikasnin bankomatin, ata e tërhiqnin atë me ‘pirunin’, duke e nxjerrë nga vendi ku ndodhej.

Në të njëjtën kohë, ata kishin vendosur vëzhgues nëpër rrugë për të zbuluar praninë e policisë. Pasi i hiqnin ATM-të, i transportonin në një vend të përshtatshëm ku edhe hiqnin paratë.

Të premten e kaluar ata kryen grabitjen e fundit në Archivel (Murcia). Në të njëjtën mëngjes, Garda Civile arrestoi shtatë anëtarët e bandës dhe rimori plotësisht 48,000 euro nga ATM-ja.

Pas një kërkimi të kryer në shtëpitë e tyre, 1 në Santa Pola dhe 3 në Almoradi, policia gjeti 14,500 euro, makina, aksorë, 6 automjete dhe një sërë materialesh të tjera.

Pas arrestimeve, ata dolën para gjykatës, e cila urdhëroi ndalimin e tyre pa pagesë për të gjithë anëtarët e bandës përveç spanjollit që kishte ndihmuar në fshehjen e automjeteve.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*