Vendosni fjalën kyçe....

Basha thirrje shqiptarëve: Bojkotoni zgjedhjet, mos u bëni pjesë e farsës


Kreu i PD-së Lulzim Basha nga selia blu i bëri thirrje shqiptarëve që të bojkotojnë zgjedhjet e 30 qershorit pasi sipas tij ato janë një farsë.

Por unë ju ftoj që t’i braktisni! Ju ftoj që të mos dilni të mos bëheni pjesë e kësaj farse, e cila i shërben vetëm krimit dhe pushtetit personal të Edi Ramës. Këto zgjedhje janë nul. Ato nuk do të njihen. Ato nuk do të jenë. Ju ftoj t’i dënoni ato me braktisjen tuaj. Ata që ju nxisin drejt tyre, nuk kanë në zemër as interesin tuaj, as sigurinë tuaj, as të ardhmen e fëmijëve tuaj.

Unë dhe opozita do të bëjmë çdo gjë që mundemi kundër kësaj farse të paligjshme dhe kriminale! Ju ftoj edhe juve të bëni tuajën duke i braktisur. Ju siguroj se çdo gjë do të bëhet mirë. Ju siguroj se fundi i Edi Ramës është pranë. Ju siguroj se Shqipëria ka mundësitë dhe forcën të dalë nga gremina ku ka rënë dhe të fillojë të ndërtojë një të ardhme të denjë, si çdo vend tjetër europian. Ne jemi shumica! Dhe ne jemi më të fortë se e keqja!” – tha Basha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *