Templates by BIGtheme NET

Denoncoi efektivët për dhunë, policia reagon për rastin e Korçës

Policia e Korçës ka reaguar për rastin ku një shtetas denoncon efektivët e qarkullimit rrugor në Korçë se ushtruan dhunë ndaj tij.

Në njoftimin e policisë thuhet se 58-vjeçari me iniciale A,Sh u ndalua pasi kundërshtoi që efektivët të shoqëronin drejtuesin e mjetit me iniciale P.M pasi rezultonte se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Ndërsa lidhur me sjelljen e efektivëve të policisë në njoftim thuhet se SHÇBA ka nisur një hetim mbi ta.

Njoftimi i plotë:

Korçë
Lidhur me denoncimin e një qytetari të publikuar në media, që pretendon se është dhunuar nga Policia Rrugore e Korçës informojmë se:

Më datë 25.06.2019, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vloçisht, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar dhe ndaluar mjetin tip “Nissan” me drejtues shtetasin P.M, 51 vjeç, banues në Drenovë.

Në momentin kur shërbimet e Policisë, po kryenin testin e alkoolit ndaj shoferit, pas dyshimeve të krijuara se ky shtetas mund të ishte duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur (rezultoi në masën 1.52mg/l​), shtetasi A.Sh. 58 vjeç, pasagjer në mjet, ka kundërshtuar me dhunë si dhe nuk i është bindur urdhrit të policisë gjatë kryerjes të detyrës.

Në vijim të veprimeve të mëtejshme proceduriale drejtuesi i mjetit P.M, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” ndërsa shtetasi A.Sh. u arrestua për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

SHÇBA, bazuar tek kallëzimi dhe pretendimi i shtetasit A.Sh, ka filluar verifikimet mbi veprimet e punonjësve të Policisë Rrugore në lidhje me këtë rast.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*