Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy avionë luftarakë në Gjermani, humb jetën njëri pilot


Një pilot ka humbur jetën pas një përplasje në ajër ku u përfshinë dy avionë ajrorë gjermanë të aeroplanit Eurofighter në zonën Müritz të Gjermanisë veri-lindore.

BBC” shkruan se të dy pilotët arritën të largoheshin nga avionët, por vetëm një prej tyre mbijetoi.

Një nga avionët u rrëzua në një pyll ndërsa tjetri pranë një fshati rreth 10 km larg.

Piloti që mbijetoi u gjet i varur nga një pemë nga ekipet e shpëtimit.

Përplasja në ajër ndodhi kur tre avionët po merrnin pjesë në një stërvitje luftarake pas orës 14:00 rreth 20 minuta pasi ata ishin ngritur në ajër. Piloti i tretë ishte dëshmitar i përplasjes dhe raportoi se pa dy parashuta të binin poshtë. Piloti i tretë, ende është në shok, por pavarësisht kësaj mund të jepte dëshminë e tij mbi ngjarjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *