Templates by BIGtheme NET

Qytetarë e studentë përleshen me ushtrinë në Honduras, kërkojnë dorëheqjen e presidentit (Video)

Policia ushtarake e Hondurasit hapi zjarr ndaj protestuesve që ishin mbledhur jashtë Universitetit Kombëtar, duke plagosur pesë persona.

Autoritetet thanë se municioni i vërtetë u përdor në përgjigje të bombave ‘Molotov’ që dëmtuan oficerët.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e presidentit të vendit, Juan Orlando Hernandez dhe demonstratat janë shtuar javët e fundit, lidhur me masat kundër privatizimit dhe ato shtrënguese që synojnë sektorët e shëndetësisë dhe arsimit.

‘Rreth 40 policë ushtarakë hynë në kampusin universitar pa autorizim’, tha për ‘AFP’, Armando Sarmiento, drejtor i zhvillimit institucional në universitetin Tegucigalpa.

Policia ushtarake thuhet se i ka ndjekur studentët nëpër kampus duke i qëlluar me plumba të vërtetë’, shtoi Sarmiento.

Pesë studentë u trajtuan në një spital lokal për plagë plumbash, por dëmtimet e tyre nuk ishin kërcënuese për jetën.

Ndërkohë, forcat e sigurisë akuzuan protestuesit për përdorimin e bombave ‘Molotov’, duke shtuar se dy ushtarë kishin pësuar djegie.

Policia fillimisht gjuajti gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit të hënën, por hasi në breshëri gurësh dhe predha të tjera të improvizuara.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto