Templates by BIGtheme NET

Basha: Çfarë do të ndodhë më 1 korrik

Ditën e sotme, kryetari i PD-së Lulzim Basha do të ketë një takim me përfaqësues të OSBE/ODIHR. Këtë Basha e zbuloi në një lidhje telefonike me emisionin “Tempora” mbrëmjen e kaluar, ku po fliste për 1 korrikun.

Gazetarja Sonila Meço e pyeti kryedemokratin se çfarë do të ndodhte më 1 korrik sipas tij dhe Basha e quajti këtë “ditën pas rënies së rregjimit autokratiko kriminal”. Basha i qëndroi idesë së tij se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, pavarësisht se maxhoranca duket e vendosur të shkojë në zgjedhje.

Biseda:

Sonila Meço: Çfarë ndodh më 1 korrik? Cfarë dini ju që nuk dimë

Lulzim Basha: 30 qershori është varreza politike e Edi Ramës. 1 Korriku është një ditë pas rënies së rregjimit autokratiko kriminal.

Sonila Meço: Ka qarkulluar një qarkore sipas së cilës është një plan pune i hartuar. .. Ju nuk keni asnjë plan për të bllokuar procesin e votimeve

Lulzim Basha:  Plani ynë është i thjeshtë dhe i qartë.  Të jemi në krah të qytetarëve në mbrojtje të Kushtetutës. Me Kushtetutë më 30 qershor nuk ka zgjedhje në Shqipëri,  dhe çdo përpjekje kriminale për të ushtruar presion do të përbëjë shkak për ndjekje penale të cdokujt nga Edi Rama tek policët e thjeshtë apo mësuesit e thjeshtë. Këto janë orët e fundit e një regjimi autokratiko kriminal

Sonila Meço: Si bie një regjim? Ne po shkojmë në zgjedhje të monitoruara nga OSBE/ ODIHR?

Lulzim Basha:  Kjo sdo të thotë asgjë. Edhe unë kam nesër takim me ODIHR. ODIHR ka kërkuar takim. Ka dalë me një raport të ndërmjetëm ku thotë se nuk ka kuadër ligjor për votime me një kandidat. Mendoj se është sinjal i qartë paraprak.

Sonila Meço: Zoti Veliaj deklaroi se qëndrimi më dinjitoz i Metës do të ishte dorëheqja e tij?

Lulzim Basha: Uria Hipi nuk meriton të komentohet por të tallet e të përbuzet, ndërsa me drejtësinë e pavarur ka cështje të mëdha të cilat një ditë do i japë përgjigje.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*