Vendosni fjalën kyçe....

Këshilli i Evropës: Nuk vëzhgojmë zgjedhjet me 1 kandidat, rrezik logjistik për misionin, deklarata fshihet disa minuta më pas


Këshilli i Evropës  publikoi një deklaratë lidhur me mos dërgimin e vëzhduesve për zgjedhjet e 30 qershorit por që vetëm disa minuta më vonë kjo deklaratë nuk është më në faqen e tyre në internet.

Në deklaratën e publikuar por më pas të fshirë nga interneti theksohej se Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale vendosi të mos dërgojë mision vëzhguesish për zgjedhjet pasi “duke pasur parasysh faktin se në 31 nga 61 komunat vetëm një kandidat është në garë për votimin lokal, është e vështirë të pritet një konkurrencë e rëndësishme politike dhe kjo nënkupton rrezikun logjistik për Këshillin se nuk është në gjendje të vendosë një mision të plotë përgjatë gjithë vendi, i cili është një procedurë standarde gjatë Misioneve të Zgjedhjeve të Kongresit në përputhje me rregullat tona”.

Nuk dihen shkaqet pse kjo deklaratë është fshirë vetëm disa minuta më vonë pasi është hedhur.

Deklarata e plotë:

“Në dritën e zhvillimeve të fundit dhe pasigurisë në Shqipëri në lidhje me pjesëmarrjen e plotë të spektrit politik të kandidatëve dhe partive në zgjedhjet lokale më 30 qershor 2019, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale ka vendosur të mos dërgojë mision vëzhguesish për zgjedhjet.

Duke pasur parasysh faktin se në 31 nga 61 komunat vetëm një kandidat është në garë për votimin lokal, është e vështirë të pritet një konkurrencë e rëndësishme politike dhe kjo nënkupton rrezikun logjistik për Këshillin se nuk është në gjendje të vendosë një mision të plotë përgjatë gjithë vendi, i cili është një procedurë standarde gjatë Misioneve të Zgjedhjeve të Kongresit në përputhje me rregullat tona.

Misionet e Kongresit bazohen në vëzhgimin e zgjedhjeve lokale dhe rajonale me pjesëmarrje të gjerë të forcave të ndryshme politike të një vendi, dhe kështu Kongresi asnjëherë nuk ka vëzhguar zgjedhje pa pjesëmarrjen kuptimplotë të opozitës.

Vendimi i Kongresit është marrë në konsideratë të të gjithë informacioneve të disponueshme për ne, si në lidhje me situatën politike dhe logjistike. Kongresi nuk bën asnjë deklaratë këtu për ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve dhe kjo nuk ka të bëjë fare me pyetjen nëse dhe kur do të mbahen zgjedhjet lokale. Ky është vendim autonom vetëm i Shqipërisë “.

 

Linku i deklaratës së i cili i fshi mund të klikohet këtu 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *